Tuesday, September 23, 2014

Sallate ruse

Perberesit :
4 patate mesatare
250 gr fasule pllaqi
100 gr bizele
2 karrota
veze (sipas desires)
3 kastravece te vegjel turshi
2 speca turshi
1 kavanoz majoneze 500 ml


Pergatitja :
Lajme patatet de i veme te ziejne ne zjarr pa i qeruar duke kripur uji sa duhet.
Ne nje ene me vete vejm te ziejne vezet, bizelet dhe fasulet pllaqi.
Karroten nuk e ziej por e grij holle. Qerojme patatet dhe i presim ne kubik te vegjel.
Presim ne copa te vogla specat turshi dhe ne rrathe te vegjel kastravecat turshi.
Ne nje tas te madh perziejme te gjithe perberesit, perveq vezeve te ziera.
Kontrollojme sasine e kripes dhe te aciditetit, me qellim qe te jene ne perputhje me shijen tone dhe e perziejme me majonezen. Vezet i presim ne forme ylli dhe i vendosim per bukuri ne siperfaqe te pjates.
Mundet gjithashtu te heqim te verdhen e vezes dhe ta perziejme me nje sasi sallate, me pas e mbushim te bardhen e vezes me kete perzierje, duke e zbukuruar me pak majdanoz siper, ndersa pjesen tjeter sipas deshires e sperkasim me pak piper te zi.            
                                                                            Ju befte mire ...

No comments:

Post a Comment